Henry Kissinger, ish-Sekretari amerikan i Shtetit dhe këshilltar për sigurinë kombëtare, është ndarë nga jeta në moshën 100-vjeçare.
Kissinger u arratis nga Gjermania naziste gjatë rinisë së tij për t’u bërë një nga figurat më me ndikim të politikës së jashtme amerikane.
Kompania e tij konsulente, ‘Kissinger Associates’, dha lajmin për vdekjen e tij të mërkurën në Connecticut, por nuk bëri të ditur shkakun.
Henry Kissinger është vlerësuar me çmimin Nobel për Paqe për ndihmën që dha për përfundimin e përfshirjes ushtarake të SHBA-së në luftën e Vietmanit. Gjithashtu vlerësohet për diplomacinë sekrete me të cilën ndihmoi Presidentin amerikan Nixon që të hapte Kinën komuniste ndaj SHBA-së dhe Perëndimit.
Henry Kissinger është vlerësuar edhe për diplomacinë në Lindjen e Mesme, për të ndarë forcat izraelite dhe arabe pas pasojave të luftës në vitin 1973.
I konsideruar si arkitekti më i mirë i politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, epoka e Kissinger filloi të zbehej me largimin e Presidentit Nixon në mes të skandalit Watergate.
Megjithatë, ai vazhdoi të ishte një ekspert i pavarur i politikës së jashtme dhe diplomacisë, mendimet e të cilit merreshin gjithmonë parasysh.