KROACI, 17 qershor 2013 – Trajneri i njohur kroat Josip Kuzhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:15 minuta në moshën 62 vjeçare. Ish tekniku i Shqipërisë dhe legjenda e futbollit kroat, ka luajtur 384 ndeshje për Dinamo Zagrebin, kurse më pas zgjodhi rrugen e trajnerit.
Ai ishte trajner i Dinamos dhe disa kombëtarëve tjera, derisa në fund të shtatorit të vitit 2010 përfundoi në spital pas sulmit në tru. Ai së fundi vuante nga leucemia. Edhe pse dukej sikur gjendja e tij po përmirësoj, Kuzhe të dielën humbi ndeshjen e tij jetësore.
Josip Kuzhe u lind më 13 nëntor 1952 dhe ndërroi jetë në moshën 62 vjeçare. Edhe gjatë kohës që ishte trajner i ekipit tonë kombëtar ai ka pësuar një atak, ku u shtrua në spitalin amerikan në Tiranë, madje duke e ndjekur ekipin nëpërmjet televizionit. Problemet e tij shëndetësore vijuan edhe më pas.
Kuzhe drejtoi për 18 muaj kombëtaren shqiptare të futbollit në periudhën 2009-2011, duke e ngritur edhe më shumë nivelin e kësaj kombëtareje që është sot, kur drejtimin e mori Xhani De Biazi.
Kuzheja arriti ta poziciononte Shqipërinë në vendin e 50-të në renditjen e FIFA-s, duke thyer i pari rekordin deri në muajin prill të vitit 2013, kur u thye nga trajneri aktual.
Kuzhe ishte trajner i Dinamos, Interit të Kroacisë, Varteksit, Borcit nga Banjalluka, Mainzit, Gambas nga Osaka dhe tekniku i kombëtares së Shqipërisë.





