Këngëtarja e operas, Montserrat Caballe, dueti i të cilës me Freddie Mercury-n u bë himni i Lojërave Olimpike të Barcelonës në 1992, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare.
Ajo vuante nga probleme shëndetësore prej disa kohësh dhe ishte shtruar në spitalin e Barcelonës, muajin e shkuar.
Karriera e saj shtrihet në gjysmë shekulli.
Ajo ka kënduar në operan e Bazelit dhe atë të Bremenit para shpërthimit të saj ndërkombëtar në 1965, në Carnegie hall të New Yorkut.
Ajo performoi me Operan Metropolitane, operan e San Franciskos dhe atë të Vienës duke u shfaqur përkrah emrave të mëdhenj si Luciano Pavarotti dhe Placido Domingo.
Kënga ‘Barcelona’ u publikua në 1987, por u bë më pas u bë himni i Lojërave Olimpike të 1992, një vit pas vdekjes së Mercury-t.
Caballe këndoi në ceremoninë e hapjes me Domingon dhe Jose Carreras.
Montserrat Caballé lindi në Barcelonë dhe në moshën nëntë vjeçare u pranua në liceun e qytetit.
U diplomua në 1953 dhe shkoi në Itali, ku këndoi në role modeste. Sidoqoftë, ajo u ngjit shpejt në skenat më prestigjoze të botës dhe kujtohet sot si diva e fundit e operas lirike.