Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare kreu i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Hektor Sejko. Ai lindi në në Gjirokastër në 18 korrik të vitit 1946, dhe vinte nga një familje patriotike nga Filati i Çamërisë. Sejko është babai i aktivistit të njohur Genc Sejko, dhe një njeri i jetës publike në Shqipëri.

Sejko pritet të përcillet sot për në banesën e fundit, ndërkohë që familja ka shpërndarë edhe mesazhin e lamtumirës.

“I lartësuar është ai që krijoi vdekjen të cilën çdo shpirt do ta provojë. Të Zotit jemi e tek ai do kthehemi. Sot ndërroi jetë babai ynë Hektor Sejko. E lus Zotin e gjithësisë që ta mëshirojë shpirtin e tij dhe ta bëjë prej banorëve të xhenetit.

Pritja dhe përcjellja për në varreza do bëhet tek restorant “Internacional” pas ish “Lidhja e shkrimtarëve”.

Namazi i xhenazes do të falet në xhaminë Dine Hoxha pas namazit të drekës dhe varrimi do kryhet në varrezat “Sharrë” ne oren 13:30. Lamtumirë babë! Zoti të pastë në kujdesin e tij”, shkruan i biri Genc Sejko në postimin e tij.

I lartësuar është ai që krijoi vdekjen të cilën çdo shpirt do ta provojë. Të Zotit jemi e tek ai do kthehemi. Sot…

Posted by Genc Sejko on Friday, April 9, 2021