Kurt Kola, ish-i përndjekur politik dhe ish -Kryetari i Partisë “Rruga e Lirisë”, ka humbur jetën për shkak të pasojave nga Covid-19.

Lajmin e trishtë e jep djali i tij, Bilal Kola, i cili thotë se pas një muaj beteje me Covid, Kurt Kola arriti të shërohej.

Por para 10 ditësh, ai ka pësuar kompilacion në mushkëri dhe sot ka mbyllur sytë në moshën 85 vjeçare.

Kurt Kola dhe familja e tij ishin në pjesën e shqiptarëve që u persekutuan gjatë regjimit komunist në vend. Një pjesë të madhe të jetës e kaloi në burgje.