TIRANE, 11 mars 2013 – Është ndarë sot nga jeta në moshën 90-vjeçare, legjenda e sportit shqiptar, Ali Kastrati. Babai i boksit shqiptar vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Kujtimi i tij do të jetë i paharrueshëm si për sportdashësit ashtu edhe për të gjithë shqiptarët. Kastrati gjatë karrierës së tij si boksier ka fituar 65 medalje në kampionatin kombëtar dhe është shpallur 15 herë kampion.

Ai ka fituar 16 kampionate në mundje dhe 15 në peshëngritje si trajner. Kastrati ka fituar të gjitha kupat e Republikës në mundje gjatë viteve 1951-1966,  në boks, 1951-1963 dhe në peshëngritje 1949-1966, si trajneri i klubit të Partizanit. 

Kastrati ka zhvilluar 20 takime ndërkombëtare si boksier dhe 300 ndeshje në total. Ai mbetet një nga emrat më të mëdhenj të sportit shqiptar në të gjitha kohërat.