Ndahet nga jeta mësuesi i mirënjohur i matematikës në Durrës, z. Hysen Dragovoja.

Mësuesi i nderuar u shua në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një sëmundjeje të mundimshme.

Ai u lind më 11.8.1942‎ nga një familje e njohur ulqinake në qytetin e Durrësit. Shkollën e mesme e kreu në Durrës, ndërsa studimet e larta në Universitetin e Tiranës. ‎Me pasion, ushtroi profesionin e mësuesit në shkolla të ndryshme të rrethit të Durrësit, duke nxjerrë breza të tërë studentësh dhe duke u transmetuar veç dijes, dhe shpirtin e njeriut të paqtë e të kultivuar.

Hyseni do mbetet në kujtesën e bashkëqytetarëve të tij edhe për pasionin, artin, leximin dhe talentin për pikturën.