Një humbje tjetër e madhe për bluzat e bardha. Anestezisti i njohur profesor Aleksandër Hoxha ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, ditën e sotme.

Nuk bëhet i ditur shkaku i vdekjes së mjekut Hoxha. Lajmin e ka bërë publik Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë përmes një postimi në Facebook, ku i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të mjekut.

“Me dhimbje dhe hidherim te thelle njoftojme ndarjen nga jeta te kolegut dhe mikut prof. Aleksander Hoxha!

U prehsh ne paqe profesor i dashur! Ngushellimet me te sinqerta familjareve dhe te afermve!

Qofsh i parajsës mik i nderuar!”,- shkruhet në njoftim.