Është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë mjeku Thoma Nini.

Ai ka shërbyer për gati tre dekada si mjek pneumofiziatës në spitalin e Korçës.

Thoma Nini ishte gjithashtu një nga themeluesit e degës së Partisë Demokratike në Korçë dhe mbajti për disa vite postin e kryetarit.

Ai ka qenë kandidat nën siglën e demokratëve në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.

Pas vitit 2006, Nini u emërua konsull i Shqipërisë në Selanik ku qëndroi për të paktën katër vite.

Pas përfundimit të mandatit si diplomat, Thoma Nini u rikthye në spitalin e Korçës, ku punoi disa vite derisa doli në pension.