6 dhjetor 2015 – Mirjan Hakani, mjeshtiri i sportit dhe i peshëngritjes ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Ai kishte kohë që vuante nga problemet shëndetësore.
Miri, siç njihej në të gjitha ambientet sportive është sportisti i brezit të artë të viteve '80, që lanë gjurmë në sportin e peshëngritjes, së bashku me Aleksandër Kondon, Agron Haxhihysenin, Muharrem Berishën, etj. Pas viteve '90 Hakani ka punuar si drejtues dhe organizator sportiv.
Mirjan Hakani është djali i regjisorit të njohur Hysen Hakani.
/portali DurresLajm/