Është ndarë nga jeta një emër i njohur i fushës së transportit ndërkombëtar, Ilir Mataj. Lajmin e hidhur e ka dhënë miku i tij, gazetari Mitro Çela përmes një postimi në Facebook.

Për më shumë se20 vite, Malaj ishte angazhuar në shoqatën e Transportuesve “AnalTir”, ndërsa për një periudhë të shkurtër ka drejtuar ministrinë e Transportit.

“DurrësLajm” mëson se Malaj ka ndërruar jetë nga arresti kardiak ndërsa pak kohë më parë ishte negativizuar nga Covid-19.

POSTIMI I PLOTË

ELEGJI PËR MIKUN: ILIR MATA

Sot u nda nga jeta Ilir Mata. La me dhimbje gruan, tre vajzat, vëllain.

Njeri i mirë. Modest. Ekonomist i zoti. Për disa kohë dhe ministër i Transportit.

Dua të të ngushëlloj familjen, miqtë, shokët…

Por nuk gjej fjalët e duhura!

Mund të mbyllim sytë e të lutemi që të kthehet!

Por Iliri ishte i njeri i rrallë, por nuk ishte Mesi që të ringjallet!

POR..

mund të hapim sytë e të shohim gjithçka që të ka lënë: mirësinë, gëzimin, buzëqeshje dashurinë e madhe për familjen, miqtë.

E dashura Vali!

Ti si grua, mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota…

POR…

mund të bësh atë që Iliri do të donte:

Të hapësh sytë, ta kujtosh për ditët e lumtura që kaluat së bashku, të fshish lotët, të ndjellësh kujtime të bukura nga jeta juaj. Të ngushëllosh vajzat.

Shën Agustini ngushëllon me fjalë perëndie:

“Të mos hidhërohemi që na iku. Të gëzohemi që e patëm.”

Lamtumirë mik!