Forca e Sigurisë Portuale në APD Durrës është tronditur mëngjesin e sotëm nga lajmi i trishtë i ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të një prej efektivëve të saj.
47-vjeçari Gentian Dobra ka mbyllur sytë mëngjesin e sotëm në spital në Tiranë, ku sipas burimeve që iu referohet “DurrësLajm”, ka pasur disa komplikacione shëndetësore.
Të njëjtat burime konfirmojnë se dy ditë më parë ai ka qenë në shërbim, dhe ka qenë në gjendje optimale, çka e bën edhe më dramatike lajmin për ndarjen nga jeta për familjen, miqtë, kolegët e të njohurit.
Varrimi do të bëhet nesër (31 janar) në orën 11:00 pranë varrezave të reja.
Forca e Sigurisë Portuale, ku Dobra punonte prej vitesh, i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.





