Është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare artistja e njohur shqiptare Hueyda El Saied.
Hueyda El Saied vuante nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk e ka fituar.
Prej disa vitesh Hyeda jetonte në Luksemburg së bashku me djalin e saj dhe bashkëshortin.
Hueyda El Saied ishte nga ato pak vajza që kishin provuar të bënin gjithçka sa i takon televizionit. Ajo dinte të këndonte, ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore.