Humoristi i njohur i Estradës së Shkodrës, Anton Krosaj është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare. Krosaj vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Anton Krosaj u lind më 26 janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër.
Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqe dhe luajti shumë rrole ne shfaqet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003. Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale.
Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi. Disa nga to janë Para nga qielli, Piruet, Pesha e gruas sime, Pavioni zero, Personazhe ne kurth. Me estradën profesioniste ka luajtur ne komeditë :
“O vajzën o komunën” “Vëllai nga babai” “Surpriza Big Brother Shkodra 1″, “Big Brother Shkodra 2”, “Martesë me Intenet”, “Zef Deda Show”, “Bujar Qamili Show”, “Lumturi në Fukarallek”, “Je Shkodran në qoftë se”, “Humor me shkolle te mesme” etj. Ka vënë në skenë 3 shfaqje për fëmijë.