Jimmy Carter, presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fitues i çmimit Nobel për Paqe, ka ndërruar jetë këtë të dielë, më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare.

Lajmi për ndarjen nga jeta u konfirmua nga djali i tij James E. Carter III.

Ai tha se babai i tij vdiq në shtëpi në Plains, Ga., sipas The Washington Post.

Bashkëshortja e Carter-it prej gati tetë dekadash, Rosalynn Carter vdiq 13 muaj më parë në moshën 96-vjeçare.