Modeli i Ethan Peters, i njohur për videot e modës dhe make-up në kanalin e tij në Youtube me emrin “Ethan is Supreme”, ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare.
BBC raporton se lajmin e hidhur e ka bërë të ditur në rrjetet sociale shoqja dhe bashkëpunëtorja e tij Ava Louise përmes një postimi prekës, ndërsa rrethanat e vdekjes janë ende të paqarta.
Dyshohet se kohët e fundit i riu kishte shfaqur probleme me drogën, pasi shpesh ishte në qendër të bullizmit për shkak të orientimit të tij seksual.





