Një lajm i trishtë ka ardhur ditën e sotme SHBA, ku mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 24 vjeçare rekordmeni shqiptar i notit, Klavio Meça.
Meça konsiderohej si e ardhmja e këtij sporti në vendin tonë, por fatkeqësisht është ndarë nga jeta, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të riut nga Fushë Kruja. Sipas informacioneve të para dyshohet për një atak kardiak.
24-vjeçari mbante rekordin kombëtar të notit në 400 m stil i lirë (4’04”03), të vendosur në Kampionatin Botëror të mbajtur në Budapest të Hungarisë.





