Reperja dhe modelja e njohur Chynna Rogers është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare. Lajmi për vdekjen e Chynna-s u konfirmua nga menaxheri i saj John Miller.

“Me keqardhje konfirmoj se Chynna ndërroi jetë. Do na mungojë shumë,”– tha ai për Billboard.

U prehsh në paqe Chynna. Jemi zemërthyer. Mirupafshim ëngjëll,”– tha ekipi i saj i menaxhimit, True Panther në një deklaratë.

Shkaku i vdekjes nuk është zbuluar ende.

Rogers filloi punën si modele në moshën 14-vjeçare duke firmosur kontratë me Ford Models.

Menjëherë pas kësaj, ajo u bë shoqe me themeluesin e A$AP Mob, A$AP Yams. Ishte i ndjeri Yams që i dha Rogers besimin për të karrierën në muzikë.