Aktori i njohur i filmave dhe serialeve indiane, Sidharth Shukla është ndarë nga jeta pasditen e së enjtes.

Shkaqet e vdekjes nuk janë ende të qarta, por sipas informacioneve të mediave vendase dyshohet të jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Lajmi u bë i ditur në mediat sociale nga rrjeti televiziv në të cilin ai punonte.

“Ne, në Colors, jemi të trishtuar dhe të shkatërruar nga humbja e papritur e anëtarit të familjes sonë, Sidharth Shukla. Ai do të na mungojë jashtëzakonisht shumë. Vdekja e tij është një humbje e pariparueshme për ne. Lutjet dhe mbështetja jonë janë me familjen, miqtë dhe fansat e tij. Shpirti iu prehtë në paqe”, tha Colors TV në një postim.