Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka dhënë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta në moshën 68-vjeçare pas një sëmundje të rëndë të ish-deputetit të PD për qarkun e Dibrës, Idriz Xhomara. 

Deputetja shkruan në Facebook se me ndarjen nga jeta të Idriz Xhomarës, PD në Mat humbi njeriun e vlerave të patjetërsueshme.

STATUSI I PLOTË

Një ikje e parakohshme, një largim që lë pas shumë dhimbje por edhe vlera.

Sot mora lajmin e hidhur të ndarjes së parakohëshme nga jeta të ish deputetit Idriz Xhomara,I cili lë pas një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e demokratizimin e Matit. Deputeti i përballjeve të drejtpërdrejta dhe i guximit Idriz Xhomara sot nuk është më mes nesh, pasi një sëmundje e papritur i mori jetën në moshën 68 vjecare.

Përcjell ngushëllimet e mia familjarëve, gruas dhe fëmijëve për këtë humbje . Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar.

Me ndarjen nga jeta të Idriz Xhomarës PD Mat humbi njeriun e vlerave të patjetërsueshme por që na le detyren për t’i vijuar.

Ngushëllime.

U prehsh në paqe koleg i nderuar.