Colin Gibb, një nga anëtarët themelues i grupit pop “Black Lace”, është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.

Grupi ishte më i njohur për hitet e tyre “Agadoo”, “Superman” dhe “Do The Conga”, të cilat ishin këngët kryesore në diskotekat verore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar gjatë mesit të viteve 1980.


Ata gjithashtu performuan në Eurovision Song Contest 1979, duke përfunduar në vendin e shtatë.

Gruaja e Gibb, Sue Kelly, njoftoi vdekjen e tij në Facebook, duke shkruar: “Me zemër të thyer ju njoftoj që burri im i dashur Colin Gibb vdiq këtë pasdite”.

“Siç thoshim, të dua gjithmonë përgjithmonë”.