Lamtumirë "mesias së seksit": John Williamson, i konsideruar një nga pionierët e revolucionit seksual të viteve '60. Ka vdekur nga kanceri në një spital në Nevada në moshën 80-vjeçare, bën të ditur Ansa.
Ajo që e bëri të ditur lajmin ishte Barbara, gruaja e tij për 47 vjet, me të cilën themeloi në vitin e largët 1968 'Topanga Canyon's Sandstone Retreat' në Kaliforni, ku në fundjava mblidheshin qindra vetë, që lirisht zhvisheshin nudo dhe bënin seks në grup.
Në udhën e kundërkulturës së 'dashurisë së lirë', të lindur në San Françisko në gjysmën e viteve ’60-të ata janë ndjekur nga mijëra të rinj, që u bënë të njohur pastaj si 'hippy'. Williamson, me formim inxhinierik, teorizoi që monogamia nuk i lejon çiftet që të jetojnë plotësisht seksualitetin e tyre dhe të shijojnë plotësisht jetën e vërtetë.
Bashkë me bashkëhsorten, ai bleu një pronë në brigjet e Paqësorit dhe të dy organizonin seminare me shumë yje të famshëm botërorë mbi raportet njerëzore dhe seksuale, duke fituar famë, edhe titullin si 'mesia i seksit', të cilin e ka mbajtur gjithmonë me krenari, siç nënvizon bashkëshortja.





