Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare doktoresha e Maternitetit të Durrësit, Drita Bilali (Haxhialushi).
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Urdhri i Mjekut Durrës, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruajnë se doktoresha e cila ka asistuar në sa e sa lindje dhe pritje të jetëve të reja, sot nuk është më mes nesh.
“Duke u shprehur ngushëllimet e përzemërta familjarëve dhe kolegëve, urojmë që shpirti i saj të prehet në paqe!
I paharruar qoftë kujtimi i saj!”, shkruhet ndër të tjera në postim.
Postimi i plotë:
Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare doktoreshe Drita Bilali (Haxhialushi), duke lënë pas një përvojë të gjatë në mjekësinë e obstetër – gjinekologjisë.
Dr. Drita Bilali (Haxhialushi), u lind në vitin 1941.
Pasi mbylli studimet paraunivesitare në qytetin e saj të lindjes në Kavajë, në vitin 1960, po në atë vit nisi të ndjekë studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë duke e përfunduar me rezultate të shkëlqyera.
Dr. Drita Bilali (Haxhialushi) specializimin e fokusoi në fushën e obstetër gjinekologjisë.
Me të përfunduar studimet e larta emërohet në maternitetin e Durrësit në vitin 1965. Aty e nisi karrierën dhe po aty e mbylli deri sa doli në pension.
Përgjatë gjithë jetës profesionale, doktoresa me bluzën e bardhë të saj u bë pjesë jo vetëm e mjekëve profesionistë të qytetit tonë, por edhe e shumë viteve të mbushura me punë e sakrifica të panumërta.
Doktoresha e cila ka asistuar në sa e sa lindje dhe pritje të jetëve të reja, sot nuk është më mes nesh.
Duke u shprehur ngushëllimet e përzemërta familjarëve dhe kolegëve, urojmë që shpirti i saj të prehet në paqe!
I paharruar qoftë kujtimi i saj!





