Paulin Preka, “Mjeshtër i Madh” i humorit shkodran dhe aktor i mirënjohur i skenës shqiptare, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, në shtetin italian.
Mësohet se Preka u nda nga jeta pasi kishte disa kohë që ishte i sëmurë.
Preka numeron me dhjetra role në teatër dhe kinematografi ndërsa ka spikatur me estradën e Shkodrës në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në qershor të vitit 2018, Paulin Preka dekorohet nga Presidenti i Republikës me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.