ITALI, 6 maj 2013– Ndahen nga jeta në moshën 94-vjecare, ish-kryeministri italian, Giulio Andreotti, simbol i pushtetit demokristian dhe një ndër politikanët më të fuqishëm të pas LIIB. Lajmi konfirmohet nga mediat italiane. 

''Andreotti vdiq në shtëpinë e tij në Romë, pas mesditës'', thanë burime të afërta me ish-kryeministrin.

Giulio Andreotti ka mbajtur tri herë postin e Kryeministrit të Italisë, ndërkohë që gjatë karrierës së tij politike ka mbajtur edhe shumë poste qeveritare me rëndësi.