Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka humbur nënën e tij. Ish-mësuesja e shumë brezave, Vajdie Duka është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

“Një humbje e madhe që lehtësohet vetëm nga dashuria me të cilën ka mbushur përherë zemrat tona dhe gjithë të afërmëve të saj.”– shprehet Duka ndërsa njofton përmes një postimi prekës në rrjete sociale ndarjen nga jeta të njeriut të shtrenjtë.

Kreu i PAA bën të ditur se për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, varrimi do të bëhet në një rreth të ngushtë familjar.

“Të dashur miq, koha e pazakontë në të cilën jetojmë na detyron të heqim dorë nga zakonet e moçme falë të cilave kemi qenë afër njëri-tjetrit edhe në hidhërime, prandaj të gjitha ritet do t’i zhvillojmë pas kalimit të kësaj situate”, – shkruan ndër të tjera në mesazh Duka.

Postimi i plotë: