Nëna e deputetit të PD për Shijakun, Ilir Ndraxhit, është ndarë nga jeta.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije deputeti në një postim në rrjete sociale.

Ajo mbylli sytë sot rrethuar nga dashuria dhe përkujdesi i fëmijëve, nipërve, mbesave dhe të gjithë familjarëve”, shkruan ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të madh njoftoj largimin nga jeta të nënës sime. Ajo mbylli sytë sot rrethuar nga dashuria dhe përkujdesi i fëmijëve, nipërve, mbesave dhe të gjithë familjarëve.

Përcjellja për në banesën e fundit bëhet nesër, datë 03.11.2023, në orën 15:00, te Varrezat në Xhafzotaj.