Ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë nëna e kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Betejën e nisur muaj më parë me sëmundjen e rëndë, zonja Llambrini Dako, 78 vjeçe, e ka humbur në orët e para të mëngjesit të sotëm duke sjellë mjaft pikëllim te familjarët, të afërmit dhe miqtë e shumtë.

Llambrini Dako

Shumë qytetarë të Durrësit, por edhe personalitete nga të gjitha fushat, politikanë nga të gjitha forcat, kanë ngushëlluar gjatë ditës së sotme Familjen Dako. Ceremonia e varrimit kryhet në orën 16:00.

“DurrësLajm” i shpreh ngushëllimet familjes Dako për ndarjen nga jeta të nënës të tyre të dashur.