Ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare një nga parodistët e njohur të Vlorës dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Muhamet Lika.

Aktori i madh i humorit vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës, ndërsa ishte për kurim në Itali. Shkaku i vdekjes mësohet të jetë ataku kardiak.

Muhamet Lika numëron qindra role në skenën e humorit me një aktivitet 41-vjeçar, ndërsa është vlerësuar së fundmi nga Presidenti i Republikës me titullin "Mjeshtër i madh".

Fitues i shumë titujve dhe çmimeve, Lika ishte baba i dy fëmijëve. Ndarja nga jeta e aktorit Lika padyshim është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare ndërsa familja humbi njeriun e jetës.