Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare një nga pjesëtarët më të hershëm të Bandës Frymore Durrës, Ilirjan Reka.
Lajmin e hidhur e ka dhënë teatri “Aleksandër Moisiu” përmes një postimi në Facebook.
“Me hidhërim të thellë i shprehim ngushëllimet më të ndjera familjarëve të njërit prej pjesëtarëve më të hershëm të Bandës Frymore Durrës, Ilirjan Reka.
U prehtë në paqe”, shkruhet në postim krahas fotove.