Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare një nga të parët firmëtarë për krijimin e degës së Partisë Demokratike në qytetin e Durrësit.

Shyqyri Cara ka mbyllur sytë përgjithmonë, ndërsa paraditen e sotme do t’i jepet lamtumira e fundit tek varrezat e reja të qytetit.

Së bashku me Minush Jeron, Vaso Llapën, Bardhyl Baltëzën, Artan Hoxhën etj, Shyqyri Cara kontribuoi për themelimin dhe më pas ngritjen e degës së partisë së parë opozitare në ato ditë të fund dhjetorit 1990.

Cara mbante teserën me nr.6 të PD Durrës.

Kortezhi mortor do të niset sot në orën 11.30 nga lagjja nr.13, për t’u drejtuar më pas tek varrezat e reja të qytetit.