I vlerësuar me çmimin Nobel, Liu Xiaobo, i cili ishte edhe një nga figurat më të shquara të të drejtave të njeriut dhe mbrojtës i demokracisë, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare.
Aktivisti i shquar ishte duke marrë mjekim nga tumori në mëlçi në një spital në verilindje të Kinës, ku u transferua nga burgu gjatë muajit të kaluar. Ai ishte i dënuar dhe po kryente dënimin me 11 vite heqje lirie për “përmbysje” të regjimit.
Edhe pse profesor universiteti, që më pas u kthye në aktivist të të drejtave të njeriut, Liu ishte mbiquajtur kriminel nga autoritetet kineze. Ai është burgosur disa herë gjatë jetës së tij, ndërsa ka qenë subjekt i sanksioneve të rënda kur fitonte lirinë, ndërsa bashkëshortja e tij, Liu Xia qëndronte në arrest shtëpiak.
Në javët e fundit përpara vdekjes, rasti i Liu u zhyt në polemikat ndërkombëtare. Disa vende perëndimore i bënë thirrje Kinës për t’i lejuar Liusë të largohej nga vendi për të siguruar mjekim qetësues diku tjetër. Një mjek gjermano-amerikan, që e ka vizituar së fundi atë për t’i bërë ekzaminimet, tha se ai mund të udhëtonte jashtë shtetit. Por ekspertët e mjekësisë kineze këmbëngulnin se ai ishte shumë i sëmurë për t’u larguar nga vendi.
Liu ka qenë një figurë udhëheqëse për aktivistët prodemokracisë jashtë territoreve kineze, edhe pse shumë vetë mund të mos e kenë njohur mjaftueshëm brenda vendit, pasi autoritetet kineze censuronin vazhdimisht lajmet mbi të.
Aktivisti luajti një rol domethënës në protestat e “Tiananmenit” të qershorit të vitit 1989, që përfunduan me gjakderdhje, kur protestuesit u sulmuan nga trupat ushtarake. Ai dhe disa aktivistë të tjerë negociuan largimin e sigurtë nga qindra demonstrues të tjerë, ndërsa iu njoh merita për shpëtimin e jetëve të protestuesve.
Për pasojë, ai u dërgua në një qendër burgimi dhe u la i lirë në vitin 1991. Fushata e Liu për lirimin e të burgosurve gjatë “Tiananmenit” bëri që ai të dënohej në një kamp pune në verilindje të Kinës për 3 vite, por gjithsesi u lejua që të martohej me poeten Liu Xia po aty, në vitin 1996.
Ndahet nga jeta nobelisti Liu Xiaobo
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit