Gazetarja Afërdita Selimi ka ndërruar jetë sot pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
“Me pikëllim po ju njoftojme për ndarjen nga jeta të koleges tone Afërdita Selimi. Afërdita, një prej gazetareve më të suksesshme të ekonomisë në vendin tonë, ndërroi jetë e qetë pranë familjes së saj, pas një sëmundjeje të gjatë.
RTSH, vendi ku Afërdita u rrit dhe punoi gjithë jetën, do hapë dyert për Ceremoninë e Homazheve: e premte, 23 Shkurt, ora 10:00-11:00. Holli i Radio Tiranës”, shkruhet në njoftim.