Ish-deputeti dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Lefter Koka ka dhënë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të vëllait të tij. Ai njofton se Ilir Koka ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.
“Liri, ishte vëllai i madh ndër pesë fëmijët, duke qënë shtylla jonë ku u mbështetëm, e kurrë nuk u lodh duke na mëkuar mirësi e respekt.”,- shkruan ndër të tjera Lefter Koka në një status në “Facebook”.
Ndërkohë cermonia e varrimit do të bëhet në orën 14:00, te varrezat e reja të qytetit.
Postimi i plotë:
Me hidhërim të thellë, njoftoj ndarjen nga jeta të vëllait tim, Ilirit, pas një beteje të gjatë nga një sëmundje e rëndë!
Liri, ishte vëllai i madh ndër pesë fëmijët, duke qënë shtylla jonë ku u mbështetëm, e kurrë nuk u lodh duke na mëkuar mirësi e respekt. Iliri ynë fjalëpak e punëshumë, ishte udhërrëfyesi ynë, por edhe simboli i urtësisë e qytetarisë për të gjithë ata që e njohën dhe rrugëtuan përkrahë në të gjallë të tij!
Përcjellja për në banesën e fundit bëhet në orën 14:00, te varrezat e reja të qytetit. Familja Koka