Ty, reperi i famshëm në Britaninë e Madhe, i njohur për albumin e tij “Upwards” në vitin 2003, humbi jetën nga koronavirusi në moshën 47-vjeçare.
”Ty, i biri i emigrantëve nigerianë, emri i të cilit ishte Ben Chijioke, u pranua në një spital në fillim të prillit me COVID-19”, raporton ”Guardian”. Më vonë ai u vendos në gjendje kome të induktuar.
Në vitin 2004, Ty u nominua për çmimin Mercury, për albumin më të mirë nga një artist britanik ose irlandez, për “Upwards “.
Ai publikoi tre albume solo pas “Upward”, më i fundit në 2018, përpara se të formonte grupin britanik “Kingdem” me Rodney P dhe Blak Twang në 2019.





