Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare përkthyesi i shquar Afrim Koçi. Të afërm të perkthyesit bënë të ditur se Koçi nuk mundi t’i mbijetojë një operacioni pas një sëmundje të rëndë.
Afrim Koci ishte padyshim nje nga perkthyesit me te shquar te vendit tone dhe nje intelektual publik i njohur. Me mbi 120 tituj librash te perkthyer nga gjermanishtja dhe gjuhe te tjera, Koçi eshte perfaqesues i denje i shkolles shqiptare te perkthimit qe i ka dhene lexuesit tone kryeveprat e letersise boterore.
Antologjia e perkthimeve te Afrim Koçit perfshin autore te njohur nga Friedrich Schiller tek Hermann Hesse, nga Tomas Mann tek Heinrich Bel, nga Christa Ëolf tek Friedrich Durrenmatt, nga Stefan Zëeig tek Elfride Jelinek.
Po ashtu, ne galerine e pasur te perkthimeve te Afrim Kocit perfshihen edhe libra te rendesishem te albanologjise dhe balkanologjise, te autoreve si Franc Babinger, Peter Bartl, Georg Stadmuler, dhe mbi te gjitha, perkthimi virtuoz i kujtimeve te Ekrem Bej Vlores, nje nga botimet me te suksesshme gjate dy dekadave te fundit.
Kontributet e shquara te Afrim Koçit jane vleresuar brenda dhe jashte vendit. Ai eshte fitues i cmimit te perkthimit Fan Noli, fitues i Penes se Argjende dhe eshte shpallur nje nga 10 personalitetet e vitit 2007 nga Bashkia e Tiranes. Po ashtu, ai eshte fitues i çmimit kombetar te perkthimit te Austrise dhe eshte nderuar me cmime edhe nga Zvicra, Rusia etj.
Kontributet e tij pergjate me shume se 40 viteve ne fushen e letersise dhe kultures si dhe integriteti i tij i larte moral dhe intelektual e bejne Afrim Kocin nje personalitet te paharruar te letrave shqipe, qe do te nderohet nga te gjithe. Familiaret bejne te ditur se homazhet ne kujtim te Afrim Kocit do te zhvillohen te merkuren nga ora 10.30 ne Muzeun Historik Kombetar, ndersa varrimi do te jete ne ora 13.00.