SHBA, 28 maj 2014 – Poetja, shkrimtarja dhe aktivistja amerikane Maya Angelou vdiq në moshën 86 vjeçare.

Autorja e autobiografisë së njohur të vitit 1970 “I know Why the Caged Birds Sing”, “Unë e di pse këndojnë zogjtë në kafaz”, vdiq në Winston-Salem të Karolinës së Veriut.

Angelou lindi në Saint Louis, Missouri dhe e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj në Arkansas. Pasi u bë viktimë e abuzimit seksual në fëmijëri, ajo nuk foli për pesë vjet.

Ajo punoi si kameriere, kuzhiniere dhe madje edhe si shofere e një makine turistike për të mbajtur veten financiarisht. Megjithatë ajo kurrë nuk e humbi pasionin për artet, muzikën, teatrin dhe vallëzimin.

Karriera e saj letrare filloi pasi shkrimtari James Baldwin dhe të tjerë, dëgjuan historitë e saj të fëmijërisë dhe e inkurajuan të shkruante për to.

Në vitin 1993, ish-presidenti Bill Clinton i kërkoi Maya Angelous të shkruante një poezi për inaugurimin e tij.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/