SUEDI, 10 mars 2013– Është ndarë nga jeta princesha suedeze Lilian, 97 vjeçe. Princesha Lilian ka mbyllur sytë 15 vjet pas vdekjes së burrit të saj Bertil, me të cilin u martua 30 vjet pas njohjes, për shkak të rregullave të mbretërisë suedeze..
Ajo e njohu princin në vitin 1943, por nuk mund të martohej me të, pasi nëse ndodhte kjo gjë princit i duhej të hiqte dorë nga e drejta për t’u ulur në fronin mbretëror. Pas vdekjes së vëllait të Bertilit, mbretit Gustav VI Adolf, në fron u ul djali i tij Carl VI Gustaf. 3 vjet më vonë, ishte mbreti i ri që i dha të drejtën princit Bertil të martohej me Lilian.