Ndahet nga jeta një prej punonjësve të Portit Durrës, Ardian Luca, i cili ishte prekur nga Covid-19.

Autoriteti Portual Durrës njofton lajmin e hidhur në faqen zyrtare në Facebook, ku ndër të tjera shkruan: “Pavarësisht energjisë së tij për të kontribuar pa përtuar në asnjë moment pranë Repartit të PMNZSH prej vitesh, nuk ja doli të përballojë betejën me #Covid19!”

STATUSI I APD-së:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohëshme nga jeta të punonjësit tonë Ardian Luca! Pavarësisht energjisë së tij për të kontribuar pa përtuar në asnjë moment pranë Repartit të PMNZSH prej vitesh, nuk ja doli të përballojë betejën me #Covid19! I gjendemi pranë familjarëve të Ardianit në këto momente të vështira, duke ju përcjellë ngushëllime të sinqerta për humbjen e familjarit të tyre dhe kolegëve për humbjen e bashkëpunëtorit të devotshëm! U prehsh në paqe kolegu ynë!