Ndahet nga jeta regjisori dhe shkrimtari i njohur durrsak Gjergj Vlashi.

Gjergj Vlashi lindi në Durrës me 13 korrik 1928. Në harkun kohor të 92 viteve, Gjergj Vlashi shpalosi portretin e një njeriu të jashtëzakonshëm. Një kolos të tillë, Durrësi ynë mund ta lindë një herë në 100 vite.

Në 92 vite jetë, Gjergji shkroi biografinë e një njeriu të kompletuar, ku barti treguesit më të arrirë, në atë që quhet qytetaria durrsake ku spikati portreti i një gjigandi të artit, letërsisë, përkthimit, të ngritjes së humorit durrsak në piedestal, të raportit ekselenc që krijoi me njerëzit, duke sintezuar më të mirën e shoqërisë tonë.