Kinematografia shqiptare në zi! Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori i njohur i filmave shqiptarë, Vladimir Prifti.

Lajmin e ka bërë të ditur aktori Mevlan Shanaj me anë të një postimi në Facebook.

“Lamtumirë VLADIMIR PRIFTI ! Sapo më lajmëruan për ikjen e regjisorit të filmave: Udha e shkronjave, Dhe vjen një ditë, Flutura në kabinën time, Kush vdes në këmbë, Era e ngrohtë e thellësive etj! Sot ekranit shqiptar i ka ikur , regjisori i shquar , njeriu me humor dhe me pasion për artin! Ngushëllime familjes! Kur folëm herën e fundit ishe optimist o Ladi! E lamë që së shpejti të shiheshim te kafja si çdo ditë! Lamtumirë! Filmat e tu janë një pasuri kombëtare! Emri yt do mbetet i përjetshëm  për mes veprës tënde”, shkruan Shanaj ne Facebook.