Joel Schumacher, regjisori i dy filmave “Batman” dhe i filmit “Gjenerata e Humbur”, vdiq sot nga kanceri në moshën 80-vjeçare.
Schumacher, që e nisi karrierën e tij si kostumograf, para se të bëhej një emër i madh në Hollywood, vdiq paqësisht në Nju Jork, pas një viti luftë kundër kancerit”, thanë burime pranë regjisorit të njohur.
“Zjarri i Shën Elmos” (1985) ishte suksesi i parë i Schumacher-it si regjisor.
Atë e ndoqën “Gjenerata e Humbur” (1987) dhe “Përvoja e Ndaluar” (1990), përpara se të niste seritë “Batman” për Warner Bros, “Batman Forever” (1995) dhe “Batman and Robin” (1997).