Është ndarë nga jeta ditën e sotme ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Rustem Gjata. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale nga djali i tij, juristi Çlirim Gjata.

Rustem Gjata u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e para pluraliste në vitin 1992. Ai ishte gjithashtu i angazhuar në hartimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese, në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Ligjeve.

Më pas, Partia Demokratike e propozoi për kryetar të Gjykatës Kushtetuese, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 1995, pasi mandati ishte 3-vjeçar.