Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare shkrimtari dhe studiuesi i gjuhës shqipe, Agim Shehu.
Lajmin e kanë bërë me dije familjarët e tij dhe kolegët, të cilët kanë reaguar me anë të postimeve në rrjetet sociale.
Agim Shehu lindi në Pogradec në vitin 1934. Ai është shkrimtar dhe studiues i gjuhës shqipe. Shehu njihet si autor i disa këngëve, ndërsa ka shkruar disa nga veprat:
“Horizonti i kaltërt”, “Vite pa thinja”, “Fjalë nga zemra”, “Gurra e fjalës”, “Zëri i gjakut”, “Poezi” dhe “Ujvarat e diellit”.