Sapo njoftohemi nga familja, para disa minutash, në moshën 94 vjeçare ndal frymëmarrjen e fundit Sulejman Maliqati, “Macja e Zezë” , Heroi i Lajpcigut, mbrojtësi i sigurtë i portës së “Partizanit” dhe të kombëtares shqiptare në periudhën 1950-1964.

Kam shkruajtur shumë për Sulën tonë, por ja që tani e tutje duhet të mësohemi me mungesën e tij. “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Nderi i Kombit”, futbollist, trajner, kuadër i edukimit fizik, baba i dhëmbshur, bashkëshort i përkushtuar, gjysh ideal, shok dhe mik gati i të gjithë shqiptarëve, kështu do të kujtohet Sul Maliqati.

Para pesë ditësh, Maliqati është rrëzuar dhe është dëmtuar rëndë. Me gjithë përkujdesjen e mjekëve, ai nuk mundi t’i përballonte dëmtimet dhe nuk mbijetoi.

Humbja dhe dhimbja janë të mëdha. Për çdo ditë takoheshim me Sulën dhe do ta kemi të vështirë të mësohemi pa të. Ngushëllimet më të sinqerta familjes!

Lamtumirë Sul Maliqati! Lamtumirë i paharruari ynë!

Bujar Qesja