Ish-futbollisti i njohur i i Tiranës dhe i Kombëtares Shqiptare, Skënder Hyka, është ndarë këtë të enjte nga jeta në moshën 74-vjeçare. 

Lidhur me këtë lajm të hidhur ka reaguar edhe gazetari i njohur durrsak, Bujar Qesja, i cili në një status në Facebook, shpreh dhimbjen për vdekjen e papritur të Hykës.

Gazetari Qesja kujton kohën kur ish-futbollisti luajti në Durrës teksa shkruan "Ner Hyka një shok e mik i mrekullueshëm, me të folmen tipike origjinale tironase, një zotni i vërtet i topit, por edhe i shoqërisë është inkuadruar edhe në historinë e futbollit durrsak. Ai luajti pak, për të mos u harruar, e kujtuar pse jo edhe tërë kohën edhe në Durrës."

POSTIMI I PLOTË

Dhimbje per Skender Hyken!

Lajm i papritur vdekja i Skender Hykes. Nuk e dinja qe ishte semure dhe lengoi relativisht gjate. E si mund te semuresh ky korife i futbollit?! Kam qene vetem 16 vjeçar, teksa kisha filluar te stervitesha me Lokomotiven e drejtuar nga Miço Papadhpulli, kur ne Durres, ne gjashtemujorin e dyte te vitit 1967 vjen Skender Hyka. Arsyeja? Zbori ushtarak 6 mujor pas perfundimit te shkolles se larte.

E mbaj mend kete idhull, kete personalitet te futbollit, teksa vinte ne stervitje me kapoten e gjate te ushtarit dhe ikte me pas te flinte ne repart. Ne Durres te gjithe e therritnin Hyke dhe ishte nga futbollistet me popullore. Gezimi i madh i tifozerise kur erdhi Hyka ne Durres dhe hidherim po i tille kur ai u largua nga Lokomotiva. Sulmues i lindur, nje futbollist qe Zoti e kishte paisur me nje lloj elegance tejet origjinale, nje virtuoz i topit, nje kalores qe udhehiqte sulmin dhe nxiste kushtrimin per fitore. Lokomotiva qe ne natyre kishte futbolliste te qete, disi paqesore, ndryshoi grinte nga grinta e tironasit te njohur te topkembes.

Ner Hyka nje shok e mik i mrekullueshem, me te folmen tipike origjinale tironase, nje zotni i vertet i topit, por edhe i shoqerise eshte inkuadruar edhe ne historine e futbollit durrsak. Ai luajti pak, per te mos u harruar, e kujtuar pse jo edhe tere kohen edhe ne Durres.

Me pas, kur jeta me caktoi te merrem me letrat, kam takuar e nxjerr mall me Ner Hyken. Gjithnje kur me takonte me thonte:

– E Jaro, çkemi nga Durresi!

Dhe me pyeste emer per emer, per ato futbolliste qe kishte luajtur. I embel, i komunikueshem, ai ishte dhe mbeti natyra i njeriut, qe kerkohej nga shoqeria dhe ishte pjese e domosdoshme e saj. Prandaj edhe une, edhe shoqeria, edhe miqte, edhe te afermit, qytetaria tiranase, qytetaria durrsake, perlotet per largimin nga jeta, te Skenderit tone te paharruar.

Mosha ime tashme, e ben shume te ndjeshme kete humbje, te prekshme dhe tejet trishtuese. Jam bere si i trullosur, duke peshperitur tash e me tutje, vazhdimisht emrin e tij:

– Eh Skender Hyka, Skender Hyka, si na le keshtu!

Ngushellimi im dhe me siguri edhe i opinionit qytetar dhe futbolldashes te Durresit, prek ne rradhe te pare familjen dhe te afermit e tij dhe me tej shoket dhe miqte, qytetaret e Tiranes dhe tifozet bardheblu te saj, koleget e respektuar, Federaten Shqiptare te Futbollit, Klubin e Futbollit te Tiranes, e mjaft te tjere.

Lamtumire, i miri futbollist dhe njeri Skender Hyka!

I paharruar kujtim i dhe emri yt!

Bujar Qesja

Durres: 5 korrik 2018