Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare trajneri i ekipit të “Butrintit”, Odise Çipa
Çipa, trajneri i ekipit të futbollit “Butrinti” në Sarandë është ndarë pa pritur nga jeta mëngjesin e kësaj të enjteje. Specialisti i futbollit dhe trajneri Odise Çipa, i cili drejtonte ekipin e futbollit “Butrinti” ka humbur jetën në moshën 58 – vjeçare pas një arresti kardiak.
Çipa ka qenë më parë lojtar i ekipit të Butrintit.





