18 janar 2015 –  "Shërimi" i Irina Shayk, pas ndarjes me Cristiano Ronaldon, duket se nuk ka qenë edhe shumë i komplikuar. Kjo, pasi supermodelja ruse ka gjetur ngushëllim te Marc Anthony, ish-i i Jennifer Lopezit, dhe te Romeo Santos… nëpërmjet një videoklipi, i pari që sheh si protagoniste rusen.

Videoklipi do të publikohet më 23 janar, ndersa momentalisht ka dale vetem "trailer"-i i tij. Kenga titullohet "Yo Tambien" dhe do te kete disa kercime salsa teper te nxehta, e qe do te perfshihet ne albumin e ardhshem te Marc Anthony, te titulluar "Formula, Vol. 2". "Trailer"-i ne fakt premton nje "perendeshe" qe buron nga ujrat e nje pishine, e kush tjeter mund ta bente kete rol me mire se sa Irina Shayk?

Ndarja e supermodeles ruse nga futbollisti i Realit te Madridit, Cristiano Ronaldo, duket tashme mese e vertetuar, pasi pervec mungeses se Irines ne ceremonine e dorezimit te "Topit te Arte" ne Zyrih, permendjes se emrit te saj ne falenderimet e bera prej CR7, tashme ka ardhur edhe fshirja e cdo momenti te magjishem ne cift ne llogarine personale te Irines ne Instagram. Arsyeja e kesaj ndarjeje, sipas mediave portugeze, eshte Maria Dolores dos Santos Aveiro, apo thjesht nena e Cristiano Ronaldos.