Shkak duket se është bërë një grindje, që ka përfunduar me rrahje e shtyrje nga ana e futbollistit

"Rrufe në qiell të hapur" për çiftin Sylvie e Rafael Van Der Vaart. Paprtimas, ata që konsideroheshin si një nga dyshet më të bukura të binomit të famshëm showgirl-futboll, janë ndarë. Shkak duket se është bërë një grindje, që ka përfunduar me rrahje e shtyrje nga ana e futbollistit kundrejt prezantueses bukuroshe.

Gjithsesi, e pyetur për arsyet e divorcit, Sylvie ka dashur të flasë vetëm për "motive profesionale". "Ende e dua burrin tim, por ndarja është përfundimtare", është mjaftuar të thotë bjondia joshëse për gazetën "Bild". Po Rafael, si e ka pritur? Avokati i tij ka konfirmuar divorcin e befasishëm, ndërkohë që vetë futbollisti është kufizuar duke folur thjesht për të ardhmen e tij te Hamburgu: "Premtoj se tifozët do të shohin atë Rafaelin e vjetër, pavarësisht se ka probleme private, për të cilat s'dua të flas…". Van Der Vaart e kishte njohur të shoqen 10 vjet më parë, kur ishte vetëm 19 vjeç e ajo ishte 24. U martuan në 2005-n dhe një vit më vonë u bënë me një djalë.