Është ndarë nga jeta në moshën 48-vjeçare këngëtari i njohur i muzikës popullore të Malësisë së Madhe, Arben Delaj.
Mësohet se shkak për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit është bërë një infarkt. Delaj sapo kishte dalë nga shtëpia kur është nderë keq, dhe pavarësisht se i është dhënë ndihma e menjëhershme ka qenë e pamundur të mbahej në jetë.
Së fundmi ai mbante edhe detyrën e përgjegjësit të Artit në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Malësinë e Madhe. Ai është vlerësuar si një nga këngëtarët më të spikatur jo vetëm në Malësi të Madhe, por edhe në të gjitha trevat e tjera shqiptare dhe në diasporë.
Këngëtari Arben Delaj la pas 3 fëmijët e tij dhe bashkëshorten.